U raportua për 5 viktima, Policia e LA: Në helikopterin e Bryant ishin 9 persona
Përmasat e tragjedisë që i ndodhi yllit të NBA janë akoma më të mëdha nga se u raportua fillimisht.

Deri më tani ishte raportuar për pesë viktima, ndërsa në konferencën e fundit të Policisë është thënë se besohet se pos pilotit, në helikopter ishin edhe tetë pasagjerë.

Los Angeles Times raporton se Policia beson që në bord gjendeshin tetë pasagjerë dhe piloti. Të gjithë besohet se kanë vdekur, mirëpo nuk flasin për identitetin e viktimave.

Zyrtarë të NBA kanë konfirmuar se një nga më të mirët në historinë e basketbollit, 41-vjeçari Bryant ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjece, Gianna Maria.
Shtuar më 27/01/2020, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori