U "shkërrmoq" nga Bayerni në shtëpi, këto janë fjalët e Lampard
Chelsea pësoi një humbje të thellë përballë Bayern Munchen në shtëpinë e tyre e vlefshme për 1/8 e Champions. Kalimi në fazën tjetër është shumë i vështirë për mos i thënë i pamundur.

Trajneri Lampard ka thënë se humbja ndaj "bavarezëve" do ti shërbejë si mësim skuadrës së tij.

"Ky është futbolli në këtë nivel", ka deklaruar Lampard pas ndeshjes.

"Bayern Munich ka qenë fantastik, ata janë një ekip më të vërtetë i fortë. Unë kam qenë i vetëdijshëm për këtë".

"Një mësim i mirë për ne, një realitet i niveleve ku ne duam të arrijmë. Ky është futbolli i Ligës së Kampionëve". /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2020, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori