U shpall kampion bote, ndahet nga jeta atleti 28-vjeçar
Nikolas Bet është shpallur kampion bote në atletizëm në garën e 400 metrave në “Pekin 2015”.

Për fat të keq sportisti aty ku mendohej se do të vazhdonte një karrierë të ndritur ai ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në vendin e tij.

Bett ishte duke udhëtuar me mjetin e tij dhe ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal ku mori plagë të mëdha.

Ai u nis mejnëherë për në urgjencë por nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Lajmin për ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit e ka konfirmuar vetë familja e tij.
Shtuar më 08/08/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori