E FUNDIT/ Rekord! COVID-19 u merr jetën 19 shqiptarëve në 24 orët e fundit
U shpall lojtari i ndeshjes, kjo është deklarata e Neymar
Pavarësisht që ishin vetëm pak minuta larg eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Atalanta, Neymar përmend se asnjëherë nuk e ka menduar eliminimin e PSG-së.

Atalata ishte një epërsi deri në minutën e 90’, me golin e shënuar nga Mario Pasalic, para se Marqinhos në minutën e fundit të kohës së rregullt të barazonte, ndërsa tre minuta më vonë, Choupo Motin shënoi golin e fitores.

"Unë kurrë nuk kam menduar për eliminimin", ka deklaruar Neymar pas ndeshjes.

"Asgjë nuk mund të më ndaloj të mendoj se do të arrijmë në finale".

"Ishte e vështirë, por ne jemi një skuadër e madhe dhe një familje reale. Ishte e vështirë të mendosh se ne mund të eliminohemi".

PSG kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 20 vitet e fundit.
Shtuar më 13/08/2020, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori