U shpall për herë të dytë Kampion i Botës me klube, ky është reagimi i Shaqirit
Liverpool u shpall sonte për herë të parë Kampion i Botës për klube.

"Reds" në finale mposhtën ekipin brazilian, Flamengon pas 120 minutave falë një goli të Firminos në minutën e 99-të.

Pak minuta iu dhuruan edhe Xherdan Shaqirit, i cili festoi kështu për herë të dytë këtë titull.

Pas ndeshjes, ai shkroi në profilin e tij në Facebook: "Kampion të Kupës së Botës për klube", duke ia bashkangjitur një fotografi të momentit të ngritjes lartë të trofeut.
Shtuar më 21/12/2019, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori