U shpërndanë për shkak të koronavirusit, Inter kërkon kthimin e shtatë lojtarëve
Pas rastit të Ruganit që rezultoi pozitiv me koronavirus, u karantinuan të gjithë
lojtarët e Interit, për shkak të ndeshjes që kishin me Juventusin.
Për fat të mirë
sapo përfunduan karantinimin, asnjë nga
lojtarët e Interit nuk ishte me koronavirus dhe
sapo morën vesh këtë, një pjesë e
lojtarëve të huaj u
larguan drejt familjeve tuaj.
Samir Handanovic, Marcelo Brozovic, Christian Eriksen, Victor Moses, Romelu Lukaku, Ashley Young dhe Diego Godin, ishin
lojtarët që u
larguan nga Italia.
Megjithatë tashmë zikatërit i kanë kërkuar
lojtarëve të kthehen në Milano para pashkëve dhe të qëndrojnë në karantinim për dy javë, siç është rregulli për të gjithë që udhëtojnë jashtë.
Shtuar më 30/03/2020,
ora 16:03