E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
U shtyp nga turma gjatë finales së Championsit, por Dybala surprizon djaloshin e vogël

Paulo Dybala konfirmohet si një kampion jo vetëm në fushën e lojës. Sulmuesi i Juventusit, i cili aktualisht është në grumbullim me Argjentinën, ka telefonuar një djalosh të vogël të quajtur Kelvin, i cili u shtyp nga turma nga kaosi në sheshin e Torinos gjatë finales së Championsit.

7-vjeçari shumë shpejt do të dalë nga spikati, ndërkohë që sot një përfaqësues i Juventusit i ka bërë një vizitë, duke i dhënë si dhuratë fanellën e Dybalës, i cili në pamundësi për të shkuar vet ka dërguar një person tjetër dhe ka folur me të në telefon, raporton Albeu.

Gjesti i tij po bën xhiron në Itali, teksa Paulo gjithmonë e më shumë po tregon se është një njeri i madh. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2017, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori