U tall ma koronavirusin, ja sa ndeshje rrezikon Dele Alli
Futbollisti i Tottenham, Dele Alli është akuzuar nga FA pas një postimi në rrjetet sociale duke bërë shaka për koronavirusin.

FA i kishte shkruar Alli në fillim të këtij muaji duke kërkuar përgjigjen e tij pasi ai postoi një video në Snapchat duke u tallur me një burrë aziatik.

Videoja është filmuar në një sallë pritjeje të aeroportit me një burrë aziatik në sfond, ndërsa ai priste të kapte fluturimin për në Dubai gjatë pushimeve dimërore.

Alli e hoqi videon brenda pak minutash, por ajo nuk bëri punë pasi video po bënte xhiron në rrjet.

Ylli i Spurs dha një deklaratë publiku, ku theksoi se ishte një postim privat në Snapchat të cilin vetëm miqtë e tij mund ta shihnin por dikush e kishte zbuluar në publik.

Federata Angleze i ka dhënë afat deri më 5 mars atij të kundërpërgjigjet rreth akuzave.
Shtuar më 26/02/2020, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori