U transferua tek Barcelona, reagon Vidal
Në orët e vona të mbrëmjes së sotme Barcelona zyrtarizoi transferimin e Arturo Vidalit.

Mesfushori kilian nuk harroi të falenderojë Bajernin e Mynihut duke theksuar se pranoi të nënshkruajë me Barcelonën për të provuar një sfidë të re.

"Faleminderit Bayernit dhe gjithë tifozëve. E kam shijuar shumë këtë kohë në Mynih. Do doja të falënderoja klubin që më dha shansin të provoja dhe një sfidë të re tek Barcelona.",tha Vidal.

Shtuar më 03/08/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori