U "turpërua" nga Shakhtar, Zidane merr përsipër fajin
Zinedine Zidanes iu deshën më shumë se një orë për të dalë në konferencën për shtyp pas humbjes 2-3 nga Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

13 herë fituesi i Ligës së Kampionëve ishte pa Eden Hazard dhe Karim Benzema në këtë sfidë derisa fajin për humbjen ia la vetës.

"Na ka munguar besimi për të filluar ndeshjen siç e dimë se si. Në pjesën e parë nuk pashë ekipin që doja të shihja dhe ky është faji im", ka thënë Zidane pas ndeshjes.

"Unë duhet të gjej zgjidhjet që do të na bëjnë të jemi përsëri të fortë dhe t’i kthehemi fitoreve", shtoi tekniku francez.

Real Madrid të shtunën është mysafir i Barcelonës në Camp Nou në ndeshjen e La Ligas dhe është një test i vështirë për Zidane pas dy humbjesh radhazi.
Shtuar më 22/10/2020, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori