U vlerësua si lojtari më i shtrenjtë, Tottenham
Pëlqej
Pak ditë më parë Harry Kane është vlerësuar si lojtari më shtrenjtë nga CIES, Observatori Ndërkombëtar i Studimeve Sportive, duke lënë pas Lionel Messin, Neymar Jr dhe Cristiano Ronaldon.

Skuadra e Tottenham Hotspur ku ai bënë pjesë tashmë nuk do të lejojë asnjë skuadër të marrë shërbimet e tij pasi ka rinovuar përsëri me Kane për plot gjashtë vitet e ardhshëm.

Skuadra nga Londra ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Harry Kane, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2024.

Kane do të jetë kapiten i Anglisë në Kupën e Botës që nga 14 qershori e deri në përfundim të Botërorit. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori