Uanda Nara merr kritika edhe nga babai: Ka humbur mes famës dhe parave
Uanda Nara është një nga personazhet më të përfolur të mediave, ndërsa është shndërruar në protagonisten kryesore mbi të ardhmen e Mauro Ikardit duke qenë përveç se bashkëshortja e tij, edhe menaxherja e futbollistit.

Kritikat mbi të nuk mungojnë për mënyrën si ajo ka ndikuar në jetën e argjentinasit, ndërsa së fundmi ka marrë kritika edhe nga babai i saj, Andres. “Kisha një marrëdhënie shumë të thjeshtë me të, por tani gjithçka është ndryshe. Ajo ka humbur në famën dhe paratë e saj.

E kam mbështetur gjithmonë dhe kam dashur t’i kundërvihem kujtdo që ka folur keq për të”, u shpreh babai i saj. Kjo deklaratë vjen pas disa fjalëve të Uandës në një intervistë ku u shpreh se babai i saj ishte zhgënjimi më i madh në jetë.
Shtuar më 11/02/2020, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori