Udhëtim me probleme për Hykën, mbetet i bllokuar në aeroport
Jahmir Hyka nuk ka arritur t’i bashkohej në kohë dje kombëtares shqiptare, pasi udhëtimi nga SHBA nuk ka shkuar sipas planit.
Futbollisti i përfaqësueses kuqezi ka udhëtuar nga Kalifornia e largët deri në Romë, por aty ka mbetur i bllokuar në aeroport duke kaluar natën në kryeqytetin italian.

Shkak është bërë një grevë e përgjithshme e punonjësve të kompanisë së udhëtimi, me të cilën futbollisti i përfaqësueses kishte planifikuar të udhëtonte drejt vendit tonë.

Ai ka qëndruar për disa orë në aeroport, para se t’i saktësohej nga FSHF se udhëtimi i ri i tij drejt Shqipërisë do të bëhej vetëm sot paradite, ndërsa është sistemuar në hotel për të kaluar natën.

Ky është një problem më shumë për De Biasin, i cili ende nuk ka pasur të gatshëm në stërvitje me grupin as Abrashin me Agollin, të cilët nuk janë në formën e tyre më të mirë./albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori