Udinese 0-1 Milan, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Milani arriti fitore të vështirë në transfertë ndaj Udineses me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Alessio Romagnoli në minutat shtesë të ndeshjes dhe normalisht në fund italiani ishte lojtari i ndeshjes.

Paraqitje të mirë për skuadrën mysafire arritën të bëjnë edhe Suso (asistoi te goli), Franck Kessie dhe Samu Castillejo.

Ndërsa ai që dëshpëroi për dallim nga herat tjera ishte Patrick Cutrone.

Te Udinese më i miri ishte portieri Juan Musso, por edhe dyshja në mesfushë Rodrigo de Paul dhe Seko Fofana.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje nuk luajti shqiptari, Valon Behrami.
Shtuar më 04/11/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori