Udinese befason Juven në pjesën e parë (VIDEO)
Duhet të ishte ndeshja ku Juventus duhet të mbyllte shpejt llogarit ndaj Udineses, por bardhezinjtë nuk kanë dalë në lojën e tyre gjatë pjesës së parë.

Madje skuadra e Del Nerit ka kaluar në avantazh në minutën e 37-të pas një veprimi të bukur të Duvan Zapatës, i cili fitoi duelin ndaj Bonuccit dhe më pas mposhti Buffon-in.

Ky është goli i 18-të që pësojnë bardhezinjtë këtë sezon në Seria A./albeu.com/

Shtuar më 05/03/2017, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori