Udinese – Inter, formacionet zyrtare
dinese pret skuadrën e Interit në kuadër të javes së 19-të të Serie A.

"Nerazzurrët" vijnë nga një ndeshje tejet e rëndësishme, fitorja ndaj rivalit direkt për titull, Juventusit, të cilin mposhtën javën e kaluar në "Giuseppe Meazza". Ndërsa Udinese është duke pësuar seri negative të rezultateve, ata kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit dhe kanë barazuar dy.

Për Inter pritet të mungojnë D’Ambrosio dhe Vecino, ndërsa për Udinesen, Stefano Okaka, Sebastian Prodl, Forestieri.

Inter renditet në pozitën e dytë pas Milanit, me 40 pikë, ndërsa Udinese qëndron në vendin e 15-të me 17 pikë total.

Inter: Handanovic, Skrinniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young, Lukaku, Lautaro.

Udinese: Musso; Becão, Bonifazi, Samir; Larsen, De Paul, Arslan, Mandragora, Zeegelaar; Pereyra; Lasagna.



Shtuar më 23/01/2021, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori