UEFA cakton arbitrin slloven për ndeshjen Skoci - Shqipëri
Shqipëria mposhti Izraelin me rezultatin 1-0 në takimin e parë të Ligës së Kombeve të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Nuk ka kohë për festë, pasi kuqezinjtë i pret menjëherë ndeshja e dytë. Ditën e hënë skuadra e Panuccit do të përballet me Skocinë në “Hampden Park” të Gllasgowt.

Kur duhen edhe 2 ditë nga zhvillimi i ndeshjes, UEFA ka publikuar edhe gjyqtarët e ndeshjes. Do të jetë një katërshe gjytarësh sllovene me kryesor Matej Jug që do të vendos drejtësi në sfidën e ditës së hënë. Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçiç do të jenë ndihmësa të tij.

Për sa i përket ekipit Kombëtar ai ka drejtuar takimin miqësor të zhvilluar në “Loro Boriçit” mes Shqipërisë dhe Marokut që u mbyll në barazim pa gola. Kontaktin e dytë me Shqipërinë slloveni e ka pasur në përballjen ndaj Italisë, ku ishte gjyqtar i katërt në Palermo.
Shtuar më 08/09/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori