UEFA i ka quajtur kërcënimet dhe polemikat në drejtim të
Michael Oliver të papranueshme dhe të dënueshme.
Sipas UEFA-s,
Michael Oliver dhe gruaja e tij kanë qenë vazhdimisht të ofenduar dhe të fyer pas vendimit të tij që ai të akordoi penallti për Real Madridin në Santiago Bernabeu, të mërkurën e kaluar.
“UEFA
dënon fuqishëm abuzimet që i është bërë dhe po i bëhet
Michael Oliverit dhe gruas së tij”, ka thënë një zëdhënës për media i UEFA’s.
“Ne jemi në kontakt me ta për ta ofruar mbështetjen tonë dhe ne besojmë në autoritetet relavante që të marrin
vendime kundër këtyre individëve të cilët fyejnë arbitrin anglez me gjuhë të ndryrë si brenda ashtu edhe jashtë rrjeteve sociale”.
Oliver arbitroi sonte ndeshjen West Ham – Stoke City në Premier Ligë, që përfndoi 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018,
ora 23:55