UEFA dënoi Manchester City-n, Juventus shpreson për Guardiolën
Massimiliano Allegri ende nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi pas pesë vitesh apo do të provojë një eksperiencë të re.

Takimi i shumëpritur ka ndodhur, sipas shumë organeve të shtypit, por në mënyrë krejt sekrete, në mbrëmjen e ditës së mërkurë.

Gjithçka larg dritës së reflektorëve… Por, ndërkohë, UEFA mund t’i japë një dorë të madhe Andrea Agnellit, duke qenë se mund të dënojë Manchester Cityn, duke e përjashtuar nga Kupat e Europës dhe kështu detyruar Pep Guardiolan që të prishë kontratën përpara kohe.

Juventusi, që ka disa muaj që po përpiqet të bindë spanjollin të zgjedhë bardhezinjtë si projektin e radhës, për të provuar synimin e Champions.

Bardhezinjtë, madje, kanë gati edhe rrogën prej 16 mln eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori