UEFA e pakënaqur me vonesat në ndërtimit e stadiumit të ri në Prishtinë
Inspektorët e UEFA-s, Nicolaus Marshall dhe Breacher Joachim, gjatë inspektimit që ia bënë të mërkurën stadiumit që po ndërtohet në Prishtinë tani e dy vjet që nga nisja e tij, paraqitën kërkesat e tyre për ndryshimet që duhen bërë në stadiumin e Prishtinës, në mënyrë që ato të jenë të pranueshme.

Kërkesat ia paraqitën Federatës së Futbollit të Kosovës dhe MKRS-së, si financuesja kryesore në këtë punë.

Kërkesat e UEFA-s i kishin të bënin me hapësirën në të cilën do të lëvizin mediat, si dhe me përshpejtimin e punimeve, në mënyrë që testimi i të gjitha punëve të bëhet sa më parë që të jetë e mundur. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori