UEFA gjobit FSHF-në
UEFA
Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur FSHF-në me 50 mijë euro gjobë për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Francë, e zhvilluar në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", më 2 shtator të këtij viti.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi disa tifozë edhe pse janë paralajmëruar kanë hedhur fishekzjarrë dhe sende të ndryshme në fushë.

Kjo masë e rëndë gjobe ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit me motivacionin e rasteve të përsëritura nga "tifozët" e Shqipërisë edhe në disa ndeshje të mëparshme në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Europian “EURO 2012”.

Në një deklaratë për shtyp FSHF-ja distancohet nga këto ngjarje që nxuten nga tifozë të papërgjegjshëm dhe janë në pakicë. Ajo beson se tifozët janë arma plus e kombëtares së futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori