UEFA hap përsëri hetimet për shpenzimet marramendëse të PSG
Pëlqej
UEFA ka hapur një hetim mbi financat dhe spenzimeve të klubit francezë Paris Saint-Germain.

Kampionët e Ligue 1, PSG fillimisht u pastruan nga rregullat financiare të Fair Play Financiare (FFP) në qershor, por organi qeverisës i futbollit evropian tha se vendimi do të rishikohet përsëri.

Tani, organi i kontrollit financiar të klubitUefa ka vendosur të "referojë rastin për hetime të mëtejshme".

Rregullat e FFP kërkojnë që klube t'i balancojnë shpenzimet me të ardhurat e tyre.

Në gusht 2017, PSG pagoi 222 milionë euro për të nënshkruar me Neymarin nga Barcelona.

Ata gjithashtu nënshkruan me Kylian Mbappe për 180 milion euro këtë verë, pasi sulmuesi francez në fillim u bashkua në formë huazimi nga rivalët e Ligue 1, Monaco.
Shtuar më 24/09/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori