UEFA i jep një tjetër goditje Skëndërbeut, nuk pret vendimin e CAS, publikon vazot
Skënderbeu i ka sytë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, por goditja që ka marrë sot është pak e fortë.

UEFA ka publikuar vazot zyrtare për shortin e Europa League, duke përfshirë Laçin në turin e parë kualifikues dhe duke mos pritur aspak vendimin e CAS-it mbi ekipin korçar, që ka apeluar dënimin dhjetëvjeçar të dhënë nga Komisioni i Disiplinës, ben me dije Telesport.

Në Korçë vazhdojnë të kenë besim dhe shpresojnë që vendimi të kthehet përmbys, në mënyrë që Skënderbeu të futet në Europë, sipas renditjes së arritur në kampionatin e fundit të Superligës, por më pas do të shihet se si do të veprohej, duke qenë se Laçi do të përgatitet për Europën dhe do të investojë në këtë kuadër. Madje, Laçi mund të kërkojë dëmshpërblim rekord te UEFA, edhe si fitues hipotetik i kompeticionit!
Shtuar më 17/06/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori