UEFA i ul dënimin Neymarit
Ylli i PSG-së, Neymar ishte dënuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me tri ndeshje moslojë në garat evropiane.

Ai ishte dënuar pas deklaratave që kishte bërë kur skuadra e tij u eliminua nga Manchester United.

Braziliani kishte kritikuar referimin për shkak të një penalltie të dhënë për anglezët në minutat shtesë të ndeshjes.

Ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Real Madridit dhe Galatasarayt, por mund të kthehet për ndeshjen ndaj Club Bruges më 22 tetor.

PSG e drejtoi këtë rast në CAS pasi UEFA refuzoi apelin kundër pezullimit.

Ndryshe, Neymar nuk kishte luajtur në atë ndeshje ndaj "Djajve të Kuq" pasi ishte i lënduar.
Shtuar më 17/09/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori