UEFA inspekton punimet në "Elbasan Arena" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pak ditë më parë presidenti i FSHF, Armando Duka në një intervistë për Supersport deklaroi se stadiumi i Elbasanit do të jetë gati për ndeshjen e Tetorit me Danimarkën dhe kjo duket se është konfirmuar dhe nga vizita e një delegacioni specilishtësh të UEFA-s, të cilët kanë ndjekur nga pranë detajet teknike të ecurisë së punimeve në impiant.

Të shoqëruar dhe nga ekspertë të FSHF-së, delegacioni i insitucionit më të rëndësishëm të futbollit europian kanë mbetur të kënaqur nga ecuria e punimeve deri në këto momente.

Ata janë përqëndruar në detaje të zbatimit të projektit duke kërkuar gjithashtu që impianti të plotësojë dhe parametrat standarte të zhvillimet të ndeshjeve për eliminatoret europiane. Specialistët e UEFA-s shprehën besimin se gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve dhe me shumë gjasa stadium do të jetë gati në mes të Shtatorit.

Inspektimit i është bashkuar edhe Kryetari i Bashkise së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Prefekti Arben Kamami, të cilët kanë treguar interesimin e pushtetit lokal dhe qëndror, për përfundimin e këtij impianti të rëndësishëm. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori