Uefa: Itali-Serbi 3-0 në tavolinë
Komisioni disiplinor i Uefas ka kërkuar humbjen e ndeshjes në tavolinë të Serbisë kundër Italisë dhe zhvillimin e tre ndeshjeve me dyer të mbyllura për Serbinë. Por ky komision ka vënë dhe kushtin që nëse përsëriten këto incidente Serbia të përjashtohet dy vjet nga kompeticionet europiane. Nuk mbaron me kaq. Komisioni disiplinor ka kërkuar edhe dy ndeshje pa tifozë për kombëtaren italiane, e cilësuar fajtore për organizimin e ndeshjes. Pritet vendimi që do të marrë Uefa.(albeu.com)
Shtuar më 21/10/2010, ora 07:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori