UEFA: Itali-Serbi 3-0 në tavolinë
Gjithçka siç ishte parashikuar. Disiplinori I UEFAs ka vendosur për ndeshjen Itali-Serbi që është luajtur në 12 Tetor e vlefshme për eleminatoret e Euro 2012 dhe e ndërprerë pas minutës së 7 për shkak të rrëmujës që krijuan tifozat serb.

Vendimi ka qënë që ndeshja ti jepet në tavolinë skaudrës italiane me rezultat 3-0 dhe për Serbinë dënimi tjetër ishte dhe luajtja e dy ndeshjeve të rradhës së këtyre eleminatoreve me dyer të mbyllura midis të cilave njëra ndeshje është me kusht. Ndërkohë që një ndeshje pa tifozë me kusht është edhe për italinë.

Kthimi i kësaj ndeshje do të luhet në praninë e tifozave.
Federata Europiane e futbollit gjithashtu ka gjobitur federatën serbe me 120 mijë euro gjobë. Gjobë edhe për Italinë me vlerën prej 100 mijë eurosh.(albeu.com)
Shtuar më 29/10/2010, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori