UEFA: Ja lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani-Francë (FOTO LAJM)

Antoine Griezmann është shpallur nga UEFA lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani-Francë.

Sulmuesi francez ka arritur të jetë i pakapshëm në ndeshjen gjysmëfinale në mes të kombëtares gjermane dhe asaj franceze.
Griezmann ka shënuar të dy golat e takimit, me nga një gol në të dy pjesët.

I pari erdhi më minutën e fundit të pjesës së parë nga penalltia, ndërsa goli i dytë në minutën e 72-të, pas një dalje të gabuar të portierit Neuer.

Me këto gola të shënuara dhe disa raste tjera të krijuara, Antoine Griezmann lojtari më me shumë kontribut për kalimin e Francës në finalen e Euro 2016. /Albeu.com/
Shtuar më 07/07/2016, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori