UEFA: Karaxhiqi përjashton Partizanin
Albeu.com
UEFA, iu ka kanosur Partiznait të Beogradit se do ta përjashtojë nga garat evropiane po që se tifozët e saj të njohur si 'Grobari' në përballjen me Inter Baku do të përmendin emrin e Radovan Karaxhiqit ose do të përdorin parulla me emrin dhe fotografinë e tij.Drejtuesit e UEFA-së, ua kanë tërhequr vëretjen drejtuesve të Partizanit se do të dënohen edhe nëse tifozët e tyre do të publikojnë parulla tjera politike dhe që nuk kanë lidhje me sportin. Darko Grubor, kryerës I detyrës të sekretarit të përgjithshme të klubit nga Beogradi, vërteton se drejtuesit e UEFA-së, kanë marë informata se të martën në protestat e zhvilluara në Beograd, në përkrahje të Radovan karaxhiqit fjalën kryesore e kanë pasur tifozët e tyre.

Senozin e kaluar Partizani ishte përjashtuar nga KUpa e UEFA-së edhe atë për shkak të trazirave që I kishin shkaktuar tifozët e tyre në Mostar. Sipas drejtuesve të skuadrës "bardh e zi" këta do të bëjnë çmos që të parandalojnë këto veprime të tifozëve të tyre.
Shtuar më 03/08/2008, ora 05:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori