UEFA me dy standarde, gati të dënojë City-n... Serbinë e fali
UEFA ka nisur një hetim ndaj Manchester City-t pasi tifozët e klubit anglez fërshëllyen himnin e Champions League, përpara ndeshjes të fituar 2-1 ndaj Sevilla-s. Disa nga seksionet e stadiumit “Etihad” bënë të mundur që të mos dëgjohej himni përpara fillimit të ndeshjes, në shenjë proteste ndaj sanksioneve të vendosura nga UEFA gjatë sezoneve të fundit.

Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të konsiderojë marrjen e masave të nevojshme për “prishjen e himnit të kësaj veprimtarie” më datë 19 nëntor. Tifozët e City-t janë të pakënaqur edhe me vendimin e UEFA-s për të përjashtuar tifozët në ndeshjen e sezonit të kaluar ndaj CSKA-së së Moskës, e cila u zhvillua në Rusi, teksa shumë nga tifozët anglezë kishin prenotuar hotelin dhe biletat për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

Ky vendim vjen në një kohë kur presidenti i UEFA-s, Michel Platini është pezulluar për 90 ditë nga aktivitetet futbollistike, për dyshimet mbi pagesa korruptive të marra nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter në vitin 2011. Gjithashtu edhe Blatter është i pezulluar për tre muaj, edhe pse të dy zyrtarët kanë mohuar çdo akuzë duke apeluar vendimet e Komitetit të Etikës së FIFA-s./albeu.com/
Shtuar më 23/10/2015, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori