UEFA me standarde të dyfishta, zyrtarisht Rusisë i jepen 3 pikë
UEFA e ka shpërblyer Rusinë me fitore zyrtare 3 me 0 ndaj Malit të Zi pas incidenteve që ndodhën në Podgoricë për kualifikimet në EURO 2016.

Vendimi i UEFA ka ardhur disa ditë pas ngjarjes së rëndë, kur gjatë ndeshjes Mali i Zi - Rusi, portieri Igor Akinfeev ishte sulmuar me fishekzjarr dhe ishte dërguar në spital shkaku i lëndimeve të marra, transmeton Albeu.com.

Vendimi i sotëm mundtë konsiderohet skandaloz nëse kemi parasysh qëndrimin e UEFA-s për ndeshjes Serbi-Shqipëri, e cila u vendos në të mirën e kombëtares serbe, pavarësisht që u rrahën në fushë futbollistët shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori