UEFA merr vendim: Skuadrat me fanella speciale në rikthimin e kompeticioneve evropiane
UEFA ka marrë një vendim interesant.

Pas luftës së gjatë me pandeminë Covid-19, garat evropiane në futboll do të kthehen këtë javë.

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të jenë gati për spektakël. Por, skuadrat do të kenë fanella të veçanta.

UEFA ka marrë vendim që të gjitha skuadrat duhet të kenë në fanellat e tyre fjalën "Faleminderit/ Thank You".

Ky mesazh do të jetë për të gjithë punëtorët e linjës së parë gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë simbol, futbolli evropian do të shfqa mirënjohjen për të gjithë ata që u sakrifikuan gjatë kësaj periudhe.
Shtuar më 03/08/2020, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori