UEFA merr vendimin, ky është dënimi që jep për klubin italian
Tre muaj pezullim për James Pallotta dhe një gjobë 19.000 euro për Roma-n.

Ky është vendimi i zyrtarizuar nga UEFA për shkak të episodeve që janë verifikuar në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, të luajtur mes Romes dhe Liverpool.

Presidenti i verdhekuqve është pezulluar 3 muaj nga ushtrimi i funksioneve të tij gjatë kompeticioneve të UEFA-s.

Ai nuk do të lejohet të futet në dhomat e zhveshjes dhe tunelin që dërgon lojtarët në fushën e lojës.

Pallotta, i cili është ndëshkuar për deklaratat e ndezura të bëra në fund të ndeshjes (“Është e turpshme që të ndodhin gjëra të tillë në Champions”, ka thënë ai për mungesën e VAR), ndër të tjera, nuk do të mund të komunikojë me stafin teknik dhe as me lojtarët.
Shtuar më 20/07/2018, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori