Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
UEFA merr vendimin, skuadra franceze luan pa tifozë në Champions
Pëlqej
Skuadra e Lyonit do të luajë pa tifozë ndeshjen e radhës në UEFA Champions League. Vendimi përfundimtar është dhënë nga Komisioni i Apelit në UEFA i cili e refuzoi kërkesën për të ndryshuar vendimin e dhënë më parë nga UEFA.

UEFA konfirmoi ditën e premte vendimin e saj në lidhje me dënimin e klubit francez për ngjarjet e muajit mars, kur Lyoni u eliminua nga Europa League.

Shfaqja e tymëseve që sollën edhe trazira në shkallët e stadiumit dhe sjelljet raciste ishin disa prej motiveve që dënuan francezët me dy ndeshje pa tifozë, por dënimi do të zbatohet në njërën prej këtyre ndeshjeve nëse do të ketë përsëritje të rasteve të dhunës.
Shtuar më 22/09/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori