UEFA mund ta detyrojë PSG ta shesë Neymarin tek Reali
Neymar tani dihet që është një dëshirë e madhe e Realit të Madridit. Madje ai dhe mund tu bashkohet atyre që në këtë verë pasi Fair Play Financiar mund ta detyrojë Paris Saint Germainin të heqë dorë nga 26 vjeçari brazilian.

Neymari e pëlqen kalimin tek Real Madrid dhe mbretërit janë të etur për ta transferuar brazilianin. Sipas “CalcioMercato” përveç ligjeve financjare janë dhe raportet jo shumë të mira mes PSG-së dhe Neymarit, që do të çojnë klubin francez ta shesë brazilianin.

Mbetet për tu parë vetëm nëse Parisi do të shesë disa lojtarë të tjerë dhe pa bërë afrime në mënyrë që ti shpëtojë detyrimit tëlargimit të Neymarit. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori