UEFA ndihmon komentatorët për emrat e futbollistëve shqiptarë
UEFA ka vendosur t’u vijë në ndihmë komentatorëve të ndeshjeve, të cilët nuk kanë shumë familjaritet me futbollistët pjesëmarrës në “Euro 2016”.

Institucioni i futbollit europian ka publikuar një listë me emrat më të vështirë të futbollistëve të kombëtareve të ndryshme, duke i “përkthyer” ata për anglishtfolësit.

Më poshtë është lista e futbollistëve të Kombëtares shqiptare dhe shpjegimi i UEFA-s:

Alban Hoxha – Hodge-ah
Orges Shehi – Shay-hee
Arlind Ajeti – A-yeti
Naser Aliji – Ali-yi
Elseid Hysaj – Hoo-sigh
Mërgim Mavraj – Mur-gim Mav-rai
Migjen Basha – Midgen
Lorik Cana – Lo-reek Tsa-na
Ergys Kaçe – Erg-oos Kat-che
Burim Kukeli – Boo-rim Ku-ke-lih
Ermir Lenjani – Ermir Len-ya-nih
Ledjan Memushaj – Led-yan Me-moo-shay
Odise Roshi – Odi-seh Ro-shee
Taulant Xhaka – Taoo-lant Dza-ka
Bekim Balaj – Ba-lay
Sokol Çikalleshi – Sokol Chi-ka-lesh-ee
Shkëlzen Gashi – Shkul-zen
Shtuar më 07/06/2016, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori