UEFA ndryshon datën e ndeshjes Salzburg-Partizani

Partizani do të luajë kundër Salzburgut në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë paraeleminator të Champions Leagues.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 26 gusht ndërsa e kthimit nuk do të luhet më 2 gusht siç ishte planifikuar por më 3 gusht. ajmi është konfirmuar nga UEFA e cila thekson se takimi i kthimit do të luhet ditën e mërkurë më 3 gusht në orën 20:30.

Të dy skuadrat do të kenë 7 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e kthimit e cila pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar ekipin që do kualifikohet më tej në Champions League.

Edhe në rast se Partizani eliminohet nga Salzburg, ka një shans për të luajtur në Europa League pasi do të zhvillojë ndeshjen "play off".


Shtuar më 25/07/2016, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori