UEFA në hall për Euro 2021, pas shtyrjes mund të ndryshojë edhe formati i turneut
Pasi u shty për në vitin e ardhshëm, Euro 2020 rrezikon të ndryshojë edhe formatin. Për herë të parë në histori turneu më i rëndësishëm i futbollit në kontinentin e vjetër duhej të zhvillohej I shpërndarë në 12 stadiume të shteteve të ndryshme. Por ky plan mund të mos jetë plotësisht i realizueshëm.

Lajmi bëhet I ditur nga “Daily Mail”. Sipas të përditëshmes angleze, disa prej stadiumeve që duhet të presin ndeshjet, sidomos ai i Romës dhe i Bilbaos kanë firmosur kontrata për aktivitetet të tjera ekstra futbollistikë gjatë periudhës kur do të luhet Kampionati Europian verën e ardhshme.


Kjo gjë pritet të ndryshojë formatin e kompeticionit, ose të paktën stadiumet që do të presin sfidat. Në lidhje me këtë çështje, “Daily Mail” kontaktoi një nga zëdhënësit e UEFA, që nuk konfirmoi, por as përgënjeshtroi lajmin. “Në këtë moment kemi plan të ruajmë të njëjtën impiante sipas kalendarit të parashikuar për vitin 2020. Por kalendari i ri nuk është konfirmuar ende. Jemi në kontakt me 12 qytetet pritës dhe shumë shpejt do të kemi njoftime”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i UEFA-s.
Shtuar më 09/04/2020, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori