UEFA nis hetimet ndaj Ramosit për kartonin e qëllimshëm kundër Ajaxit
Komiteti Disiplinor i UEFA-s ka vendosur që edhe zyrtarisht të hapë rast kundër Sergio Ramosit, pasi qendërmbrojtësi i Real Madridit e mori me qëllim një karton të verdhë kundër Ajaxit në ndeshjen e parë të 1/8 në Champions League më 13 shkurt.

Ramosi foli për gazetarët pas ndeshjes më 13 shkurt, duke thënë se e kishte marrë me qëllim kartonin e verdhë.

“Duke parë rezultatin, do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e mora me qëllim kartonin”, pati thënë Ramos.

“Nuk e bëra për ta nënvlerësuar kundërshtarin apo për të menduar se kjo ndeshja është punë e kryer, ama në futboll duhet të marrësh vendime të vështira”, pati theksuar Ramos.

Më vonë, 32-vjeçari e ndryshoi deklaratat duke thënë se nuk e kishte bërë me qëllim.

Por, UEFA ka vendosur të hapë rast ndaj tij dhe do të vendosë këtë të enjte për spanjollin. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori