Pavarësisht frikës së përhapjes së koronavirusit se mund të kërcënojë ndërprerjen e aktiviteteve futbollistike, UEFA zyrtarizon nisjen e shitjes së
biletave për
finalen e Ligës së Kampioneve të sezonit 2019-2020, e cila do të luhet në 30 maj në Stamboll.
Qeveria e futbollit europian komunikoi se nga dita e sotme nis
shitja e 6 mijë
biletave për tifozët nga mbarë bota për të ndjekur kurorëzimin e këtij edicioni të njërit prej aktiviteteve sportive më të ndjekura në botë.
Shitja e tyre do të përfundojë në datën 12 mars.
Çmimet e
biletave variojnë nga 70
euro deri në 600
euro.
Sigurimi i
biletave do të bëhet nëpërmjet platformës online të UEFA-s, ndërkohë që 40 mijë bileta të tjera do të shpërndahen për tifozët e dy skuadrave finaliste.
Sipas kategorive të përcaktuara çmimet e
biletave për
finalen e Stambollit janë:
Kategoria 4: 70
euro
Kategoria 3: 180
euro
Kategoria 2: 450
euro
Kategoria 1: 600
euro
Shtuar më 05/03/2020,
ora 12:25