UEFA nuk e fal Simeonen, e bën ta humbasë finalen
Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit nuk e ka toleruar aspak Diego Simeonen.

Argjentinasi është pezulluar nga UEFA me katër ndeshje mos drejtim të klunit, përveç që duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurove. E gjithë kjo pas përjashtimit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës të Evropës kundër Arsenalit.

Pra, duke përfshirë ndeshjes e dytë kundër skuadrës së Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, argjentinasi do të vuajë edhe tre ndeshje të tjera. Kjo do të thotë se “El Cholo” nuk do të paraqitet në finalen e Ligës së Evropës kundër Marseille. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori