UEFA nuk fal Ribery-n
Albeu.com
Lidhja evropiane e futbollit (UEFA) ka refuzuar kërkesën e Bayernit të Münchenit lidhur me dënimin e shqiptuar futbollistit të saj më të mirë Franck Ribery. Kësisoj ai nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen finale të Lgës së ... kampionëve që Bayerni e zhvillon më 22 maj në Madrid kundër Interit.

Kësisoj UEFA mbeti pranë dënimit të shqiptuar më parë me ndalim loje në tri ndeshje të Ligës së kampionëve për Riberyn, për shkak të kartonit të kuq që e fitoi në ndeshjen gjysmëfinale pas një starti të ashpër mbi lojtarin kundërshtar të Lyonit.

Tashti Bayernit i ka mbetur ankesa edhe në arbitrazhin sportiv në Lozanë.
Shtuar më 05/05/2010, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori