UEFA nuk i ndahet Milanit, kuqezinjtë marrin gjobën e majme
Me sa duket UEFA nuk i ndahet Milanit me gjoba.

Pak kohë më parë kuqezinjtë morën një gjobë të konsideruëeshme dhe një paralajmërim për cënimin e "Fair Play Financiar".

Por nuk ngelet me kaq. Pas gjithë trazirave të mëparshme, UEFA e ka dënuar përsëri skuadrën milaneze, dhe kësaj here për shkak të fishekzjarreve, por edhe flakadanëve të përdorura nga tifozët e tyre.

Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Olimpiakos, ku ekipi i "Djallit" ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori