UEFA nuk lejon vuvuzelat në ligat evropiane
Vuvuzela
Për shkak të zhurmës së madhe, Federata Evropiane e Futbollit e ka ndaluar të mërkurën futjen e vuvuzelave në stadiumet gjatë kampionatit evropian dhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

“Në veprimtarinë e zhvilluar në Afrifkën e Jugut – thuhet në deklaratën e UEFA-s – vuvuzela përfaqësoi një simbol të kulturës dhe folklorit vendas. Por ne besojmë se ky instrument është i papërshtatshëm për Evropën pasi zhurma në stadiume do të shumëfishohej”. Pra, s’ka vuvuzela në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe eliminatoret e kampionatit Evropian 2012.

Vuvuzelat u përdorën me të madhe gjatë Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.
Shtuar më 01/09/2010, ora 17:25
Tage: Vuvuzela
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori