UEFA nuk lincencon stadiumin me kullë, ku do të zhvillohet ndeshja me Islandën

Duhet të presim edhe disa javë apo muaj për të parë një ndeshje në "Arena Kombëtare", i cili quhet ndryshe edhe si stadiumi me kullë.

Ishte parashikuar që të hapej në ndeshjen kundër Moldavisë, por u shty në një afat tjetër, por edhe në afatin e ri të vendosur nuk arriti që të përmbushë kushtet.

UEFA ka bërë publike axhendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dëshira për të parë ekipin Kombëtarë sërish në kryeqytet është shumë e madhe por tifozët kuqezi duhet të presin ende. Për momentin shtëpia e tyre do të vijoj të jetë “Elbasan Arena”, stadium ky i cili do të mirëpres sfidën e 5-të të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, ndeshje e cila do të zhvillohet më 10-të shtator.

Tre ditë pas transfertës kundër Francës, kampionëve të botës, për Shqipërinë e Edi Rejas sfida kundër Islandës pritet të jetë shumë përcaktuese për rrugëtimin e ekipit Kombëtarë në këtë aventurë europiane.

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 6-të pikëve pas dy humbjeve dhe dy fitoreve.
Shtuar më 19/08/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori