Uefa pezullon Canën, Shqipëria tre ndeshje pa yllin e saj
Albeu.com
Lorik Cana është pezulluar për tre ndeshje nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për incidentin në ndeshjen Shqipëri-Holandë. Futbollisti i kombëtares shqiptare pati një zënkë me mesfushorin holandez Uesli Shnajder dhe më pas goditi me kokë sulmuesin e Realit të Madridit Rud van Nistelroi.Mesfushori i Marsejës, një nga më të rëndësishmit në kombëtaren shqiptare, do të mungojë për ndeshjet me Slloveninë Bullgarinë dhe Bjellorusinë duke lënë një të carë në mesin e fushës.
Shtuar më 21/09/2007, ora 15:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori