UEFA pezullon Kondogbian, rrezikon dhe Ramos të njëjtin fat
Siç informon "COPE Valencia", Kondogbia do të mungojë tri ndeshje në Ligën e Europës, sepse mori me dashje një karton të verdhë në barazimin kundër Celtic. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Sergio Ramos të Real Madridit, pasi UEFA hapi një hetim disiplinor ndaj tij, për kartonin e marrë me qëllim në Amsterdam, kundër Ajax në Champions.

Mesfushori i Valencia ka marrë pezullimin me dy ndeshje nga qeveria europiane e futbollit (plus një tjetër, sepse ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë), ndaj nuk do të luajë fare në çerekfinale të Ligës së Europës. Ai do të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Valencias.

Francezi është kthyer në një lojtar vendimtar në mesfushë, por do t’i humbasë tri ndeshje, sepse gaboi duke marrë një karton të verdhë me dashje, në mënyrë që të "zerohet" në këtë drejtim për raundet e rëndësishme të kësaj gare europiane.

Shtuar më 22/02/2019, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori