UEFA publikon dhe renditje e ligave, ja ku gjendet Superliga shqiptare dhe kosovare
Pëlqej
Kampionati spanjoll kryeson klasifikimin special të ligave europiane, që përllogariten në bazë të koeficientit për pesë vitet e fundit.

La Liga ndodhet përpara Premier League, me Serinë A që plotëson podiumin virtual, ndërsa Bundesligën gjermane që pozicionohet e katërta. Asnjë ndryshim për Kategorinë Superiore që mbetet në vendin e 34-rt në nivel kontinental, duke lënë pas ligat e Islandës, Hungarisë, Maqedonisë e Finlandës.

Mbyll renditjen speciale Kosova, me vendin e 55-të. Superliga kosovare është mbrapa kampionateve në Gjibraltar, Andorrë e San Marino, prej faktit se është njohur vetëm prej një viti dhe nuk mund të përfshihet në përllogaritjen 5-vjeçare të UEFA-s./albeu.com/
Shtuar më 28/12/2017, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori