UEFA publikon renditjen e klubeve, shikoni ku ndodhen ekipet shqiptare
UEFA ka publikuar renditjen e klubeve për vitin 2018-2019. Ky klasifikim kryesohet bindshëm nga Reali Madridit. Kampionët e Europës ndiqen nga Bayerni i Munichut, që është 112 mijë pikë, kundrejt 131 mijë të madrilenëve.

Shkëndija ka arritur një pozicion historik për sa i përket klubeve maqedonase. Ata pozicionohen në vendin e 161, duke arritur renditjen më të mirë në histori për një klub maqedonas. Kuqezinjtë arritën të shkonin deri në fazën “play off” të Europa Leagues.

Skënderbeu ndohet në vendin e 150 duke humbur disa pozicione, ndërkohë Kukësi renditet në vendin e 201. Vendi i 317 për Partizanin dhe pak më poshtë, në të 338 gjendet Laçi. Vendi 376 për Tiranën, që u ringjit këtë edicion mes më të mirave të Superiores.

Kampionia e Kosovës, Drita ndodhet në vendin e 372. Interesant është fakti se vetëm 1 vend më poshtë është Luftëtari.

Teuta vendi 378
Flamurtari vendi 379
Prishtina vendi 402
Shtuar më 18/09/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori