UEFA publikon statistikat e tifozëve, ky është ekipi më i ndjekur në Europë
UEFA ka bërë publike shifrat zyrtare për sa i përket pjesëmarrjes në stadiume. Ekipi që regjistron më shumë tifozë në stadium është Manchester United, me 1.424.544. Kjo është shifra që kanë ndjekur anglezët nga shkallët e stadiumit në takimet në shtëpi gjatë sezonit 2017-2018.

Mesatarja për ndeshje është plot 74 mijë e 976. Një shifër e lartë po të marrësh parsysh edhe ecurinë.

Ekipi i dytë renditet Dortmundi me 1.351.432 spektatorë. Vlen të përmendjet se verdhezinjtë renditen të parët për pjesëmarrjen për ndeshje me 79500.

Një vend në treshe edhe për Totenhemin me 1.291.107 tifozët gjatë sezonit.

Nga kampionati italian i futbollit, vetëm Interi ka arritur të futet në dhjetëshen e parë, ku regjistrojnë diçka më pak se 1 milionë spektatorë, me 57 mijë për ndeshje. Milan nga ana tjetër bën pjesë në 20-ëshe. Në këtë listë dominojnë skuadrat nga Premier League ku kanë 7 nga 20 skuadra, e ndjekur nga Bundesliga me 4, Spanja me 3 dhe Italia e Skocia me nga 2. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori